AGP – Accelerated Graphics Port është një specifikim i ndërfaqes që mundëson grafikën 3D të shfaqet me shpejtësi në një kompjuter personal. AGP është i dizajnuar të përcjellë imazhet 3D (për shembull, prej ueb faqeve apo pajisjeve optike) shumë më shpejtë dhe më me lehtësi se që është e mundur në kompjuterët e shtrenjtë për punë grafike. Ai është veçanërisht i dobishëm nëse përdoret tek lojërat, videot tri dimensionale dhe programet e sofistikuar shkencore/inxhinierike. Ndërfaqja përdorë RAM memorien e kompjuterit për të ri-freskuar imazhet në monitor dhe për të përkrahur hartimin e teksturave, z-buffer-in, dhe alpha blending që kërkohet për shfaqjen e imazheve 3 dimensionale. AGP ofron transferim të një sasie të madhe të dhënash prej dhe në RAM, duke bërë optimizimin e përdorimit të memories dhe duke zvogëluar sasinë e memories që nevojitet për grafikën e efikasitetit të lartë. Përdorimi kryesorë i memories nga AGP është ai dinamik, që do të thotë se kur nuk është duke u përdorur nga grafika e përshpejtuar, memoria kryesore ripërtërihet për përdorim nga sistemi operativ ose nga ndonjë aplikacion tjetër. AGP ekzekutohet me shpejtësi disa herë më të madhe se të magjistrales së PCI-së (Peripheral Component Interconnect) konvencionale. Për shkak të kësaj, normat e transferim të dhënave gjatë përdorimit të AGP-së është dukshëm më e madhe se te video kartelat PCI. AGP përdorë tetë linja anësore të adresave, kështu që transferime të shumëfishta të dhënash mund të ndodhin përnjëherë. Intel, i cili morri rolin udhëheqës në zhvillimin e specifikimeve të tija, paraqiti AGP-në brenda çipsetit të tyre për mikroprocesorin Pentium. Çipat e rinj, më të shpejtë në Pentium linjën nga Intel janë të dizajnuar të punojnë me çipsetin AGP. Intel thotë se njësia e avancuar e pikës lundruese dhe kesh algoritmat e Pentium-ëve më të avancuar adaptohen më mirë për platformat 3-dimensionale.
Active-matrix OLED (Active-matrix organic light-emitting diode ose AMOLED) është teknologji e ekraneve që përdoren në pajisjet mobile dhe televizione. OLED është një teknologji e hollë për shfaqje e cila nuk ka nevojë për dritë të prapavijës, dhe Active-Matrix (matrica aktive) i referohet teknologjisë që qëndron prapa adresimit të pikselave. Teknologjia AMOLED vazhdon të depërtoj në fushën e ekraneve me shpenzim të ulët të energjisë duke rritur madhësitë në të cilat është në dispozicion, kështu që në kohë të fundit pritet të filloj të përdoret edhe në televizorë.
BIOS (basic input/output system) është programi që përdoret nga procesori i kompjuterit për të nisur kompjuterin pasi ai të ndizet. Ai gjithashtu menaxhon rrjedhën e të dhënave në mes të kompjuterit dhe sistemit operativ dhe të pajisjeve të ngjitura siç janë disqet e forta, video adaptuesi, tastiera. Miu dhe shtypësi. BIOS-i është pjesë integrale e kompjuterit dhe vjen me të kur ta blihet ndërsa është program i cili mund të përdoret nga mikroprocesori ndërsa që ndodhet në një çip të memories EPROM. Kur ndizet kompjuteri, mikroprocesori ia kalon kontrollin programit të BIOS-it, i cili gjithmonë ndodhet në të njëjtin vend në EPROM. Kur BIOS-i nis kompjuterin, ai së pari përcakton nëse të gjitha pajisjet e ngjitura janë aty ku duhet të jenë dhe nëse janë duke punuar dhe pastaj vazhdon me ngarkimin e sistemit operativ në RAM memorien e kompjuterit.
Blu-ray është format i diskut optik i dizajnuar për të shfaqur video dhe për të ruajtur sasi të mëdha të dhënash. Blu-ray është pasuesi i DVD-së. Standardi është zhvilluar së bashku nga Hitachi, LG, Matsushita (Panasonic), Pioneer, Philips, Samsung, Sharp, Sony dhe Tomson. Ai u bë standard i zakonshëm i diskut optik për përmbajen HD dhe depo optike për të dhënat pasi që fitoi një luftë formatesh me formatin HD-DVD, i cili promovohej nga Toshiba dhe NEC. Emri i formatit vjen nga fakti se një laser blu lexon prej dhe shkruan në disk në vend të laserit të kuq të lexuesve DVD. Laseri blu ka gjatësi valore prej 405 nanometra (nm) e cila mund të përqendrohet në hapësirë më të ngushtë se sa laseri i kuq që përdorej tek DVD-të. Si pasojë, disqet Blu-ray mund të ruajnë më shumë të dhëna në hapësirë të njëjtë prej 12 centimetrave. Kapaciteti i zakonshëm deponues i blu-ray është mjaftueshëm për të ruajtur kopje të dhënave të shumicës së njerëzve në një disk të vetëm. Fillimisht formati kishte 27 gigabajt kapacitet në njërën anë dhe 50 GB në disqet me dy shtresa. Disqet Blu-ray mund të ruajnë deri në 13 orë të video të dhënave të zakonshme, në krahasim me DVD-në që mund të mbaj 133 minuta. Në korrik të vitit 2008, Pioneer lajmëroi se kanë gjetur mënyrën të rrisin kapacitetin në 500 GB duke krijuar disqe me 20 shtresa.
Bluetooth është specifikim i industrisë së telekomunikimeve që përshkruan mënyrën në të cilën telefonat celularë, kompjuterët dhe asistentët personal digjital (PDA-të) mund të ndërlidhen duke përdorur lidhje pa tela për distanca të vogla. Duke përdorur këtë teknologji, shfrytëzuesit e telefonave celularë, pejgjerëve, dhe PDA-ve mund të blejnë telefon tre-në-një që mund të funksionoj edhe si telefon portativ në shtëpi apo në zyrë, të sinkronizohet me shpejtësi me informatat në kompjuterët desktop apo llaptop, të nis dërgimin apo pranimin e fakseve, dhe në përgjithësi, të kenë koordinim të plotë të gjitha pajisjeve. Bluetooth kërkon që një çip transciever (pranim-dërgim) të jetë i përfshirë në secilën pajisje. Ky çip transmeton dhe pranon në brez të papërdorur të frekuencave prej 2.45 GHz që është në dispozicion globalisht (me ndonjë llojllojshmëri të brezit në vende të ndryshme). Përveç shënimeve, deri në tri kanale të zërit mund të jenë në dispozicion. Secila pajisje ka një adresë unike prej 48-bit sipas standardit 802 të IEEE. Lidhjet mund të jenë pikë-në-pikë apo pinkë-në-shumë-pika.
CAPTCHA është një test i tipit sfidë-zgjidhje që përdoret në kompjuteristikë për tu siguruar se përgjigja nuk është e gjeneruar nga kompjuteri. Procesi zakonisht përfshinë një kompjuter (apo server) i cili kërkon nga shfrytëzuesi të kryejë një test të thjeshtë ku ky test në mënyrë të thjeshtë mund të gjenerohet dhe vlerësohet nga kompjuteri. Për shkak se kompjuterët tjerë nuk janë në gjendje ta zgjedhin CAPTCHA-n, çdo shfrytëzues i cili fut zgjidhje të saktë supozohet të jetë njeri. Një lloj i zakonshëm i CAPTCHA kërkon që shfrytëzuesi të shkruaj letra ose numra nga foto e shtrembëruar që paraqitet në ekran. Termi CAPTCHA bazohet në fjalën angleze “capture” që do të thotë “të zësh”.
DirectX është një ndërfaqe për programet aplikative (API – Application Program Interface) që shërben për krijimin dhe menaxhimin e imazheve grafike dhe efekteve multimediale në aplikacionet sikurse që janë lojërat apo ueb faqet aktive që ekzekutohen në sistemin operativ Windows të Microsoft. Aftësia për “ekzekutimin” e DirectX aplikacioneve vjen si një pjesë integrale e shfletuesit Microsoft Internet Explorer. DirectX Software Development Kit (SDK) përfshin veglat që lejojnë zhvilluesin të krijojë dhe integrojë foto grafike, objekte të ndryshme, hijezime, dhe elemente të tjera të lojërave, duke përfshirë edhe zërin. Ekziston edhe seti për zhvillimin e driverëve (DDK- Driver Development Kit) që lejon zhvilluesit të krijojnë driver për shfaqje, audio dhe pajisjet tjera hyrëse/dalëse.
Digital Rights Management (DRM) është një qasje sistematike ndaj mbrojtjes “copyright” për mediat digjitale. Qëllimi i DRM-së është të parandalojë distribucionin e paautorizuar të medias digjitale dhe të kufizoj mënyrat në të cilat shfrytëzuesit mund të kopjojnë përmbajtjet që kanë blerë. Produktet DRM ishin zhvilluar në përgjigje ndaj rritjes së përnjëhershme të piraterisë online të materialeve komerciale, gjë që erdhi si pasojë e përdorimit shumë të gjerë të programeve peer-to-peer (kompjuter-kompjuter) për shkëmbimin e fajllave. Zakonisht implementimi i DRM-së bëhet me futjen e një kodi special për të parandaluar kopjimin, specifikimin e periudhës kohore në të cilën mund të qaset përmbajtja ose me kufizimin e pajisjeve në të cilat mund të instalohet mediumi. Edhe pse materialet digjitale janë të mbrojtur nga ligjet për të drejtat e autorit, mbikëqyrja e uebit dhe zënia e shkelësve të ligjit është shumë e vështirë. Teknologjia DRM përqendrohet që në radhë të parë të pamundësohet vjedhja (kopjimi) i përmbajtjes, një qasje kjo më efikase ndaj problemit se sa strategjitë me të cilat bëhet përndjekja e atyre që kanë përdorur një përmbajtje të kopjuar në mënyrë ilegale.
DVI (Digital Visual Interface) është një specifikim i krijuar nga Digital Display Working Group (DDWG) për të mundësuar punën e monitorëve analog dhe digjital me një konektorë të vetëm. Ekzistojnë tri konfigurime të ndryshme për DVI: DVI-A, i dizajnuar për sinjalet analoge, DVI-D, i dizajnuar për sinjalet digjitale, dhe DVI-I(integrated), i dizajnuar për të dyja llojet e sinjaleve. Duke përdorur një konektor dhe port DVI, sinjali digjital që dërgohet në një monitor analog konvertohet në sinjal analog. Nëse monitori është monitor digjital, siç janë monitorët flat, nuk ka nevojë për shndërrim. Shumë monitorë të prodhimit më të ri përfshijnë lidhjen DVI dhe shumë video adaptues kanë DVI port së bashku, apo në vend të, ati tradicional VGA me 15-pina.
Në kompjuteristikë, exploit quhet sulmi mbi sistemin kompjuterik, veçanërisht ai që përdorë avantazhin e ndonjë dobësie të sistemit ndaj sulmeve nga jashtë. Nëse përdoret si folje, termi zakonisht i referohet aktit të suksesshëm të një sulmi të këtillë. Shumë kraker (ose hakerë, nëse e preferoni atë term) janë krenarë për arritjen e exploit-ave të këtillë dhe i postojnë ato (si dhe dobësitë e zbuluara) në ueb faqe për ti ndarë ato me të tjerët. Kur exploit-at shpërdorin dobësitë e ndonjë sistemi operativ ose programet aplikative, pronarët e sistemit apo aplikacionit publikojnë një "fix" (riparim apo mbindërtim) apo arnë si kundërpërgjigje. Përdoruesit e sistemit ose aplikacionit janë përgjegjës për shkarkimin e patch-it, i cili zakonisht mund të shkarkohet nga uebi. Dështimi i instalimit të patchit për ndonjë problem ekspozon shfrytëzuesit ndaj një të çare në siguri. (Sidoqoftë, mund të jetë e vështirë të dilet në krye me të gjitha patch-at që duhet instaluar).
Firmware është programimi që shkruhet në memorien vetëm të lexueshme (ROM) të ndonjë pajisje kompjuterike. Firmware i cili shkruhet në kohën e prodhimit të pajisjes, përdoret për ekzekutimin e programeve të shfrytëzuesve në pajisjen. IBM preferon termin mikrokod në vend në atij firmware.
GPU është shkurtesë për graphics processing unit (apo ndonjëherë e quajtur edhe vizual processing unit) dhe zakonisht është një procesor i specializuar i cili shkarkon renderimin e grafikës 3D nga mikroprocesori i kompjuterit. Zakonisht përdoret në sistemet e integruara, telefonat celularë, kompjuterët personal, stacionet punuese dhe konsolat e lojërave. GPU-të moderne janë mjaftë efecient në manipulimin e grafikës kompjuterike, dhe struktura e tyre e cila është jashtëzakonisht paralele i bën ata të jenë më të suksesshëm se procesorët e zakonshëm në një varg të algoritmeve komplekse. Tek kompjuteri personal, një GPU mund të jetë i pranishëm në kartelën grafike, ose ai mund të jetë i pozicionuar edhe në pllakën amë. Më shumë se 90% e desktopëve dhe kompjuterëve portativ kanë GPU të integruar, të cilët zakonisht kanë fuqi më të ulët se ata në kartelat e dedikuara grafike.
H.264, i njohur edhe si MPEG-4 AVC (Advanced Video Coding), është standard për kompresimin e videos i cili ofron kompresion dukshëm më të madh se sa që bënin paraardhësit e tij. Nga standardi pritet të ofroj kompresion gati dy herë më të madh se MPEG-4 ASP (Advanced Simple Profile), si dhe përmirësime në kualitetin e perceptuar. Standardi H.264 mund të jap DVD-kualitet me më pak se 1 Mbps, dhe konsiderohet me të ardhme mjaft të mirë në video përmes wireless, satelit, dhe lidhje të internetit ADSL. Kompresioni i avancuar dhe kualiteti perceptual i H.264 fitohet me përllogaritjen e lëvizjes, e cila minimizon pengesat momentale, përllogaritjet e brendshme etj.
Harduer (hardver ose hardware) është një term gjeneral përmes të cilit i referohemi pjesëve fizike të teknologjisë. Ai nënkupton edhe komponentet fizike të sistemit kompjuterik, në formën e harduerit kompjuterik (disqet e forta, memoria, ekrani etj)
HDMI – High Definition Multimedia Interface (Ndërfaqe multimediale e definicionit të lartë) është specifikimi i cili kombinon videon dhe audion në një ndërfaqe të vetme digjitale për përdorim tek DVD lexuesit, lexuesit e televizionit digjital (DTV) dhe pajisjet tjera audiovizuale. Baza e HDMI-së është HDCP – High Bandwidth Digital Contenct Protection (Mbrojtja Brez Gjerë e Përmbajtjeve Digjitale) dhe teknologjia bazë e DVI – Digital Video Interface (Ndërfaqja e Videos Digjitale). HDCP është një specifikim nga Intel që përdoret për mbrojtjen e përmbajtjeve digjitale të transmetuara dhe lexuara nga lëshuesit me përshtatje për DVI-në. HDMI përkrah videon standarde, të avancuar ose me definicion të lartë si dhe audion standarde dhe atë me më shumë kanale dhe zë-rrethues (surround-sound). Dobitë e HDMI-së përfshinë videon digjitale të pa-kompresuar, brezin deri në 5 gigabit për sekondë, një konektorë në vend të disa kabllove dhe konektorëve si dhe komunikimin në mes të burimit të videos dhe DTV-së. Zhvillimi i HDMI-së mbikëqyret nga Grupi punues për HDMI-në i cili përfshinë Sony, Hitachi, Silicon Image, Philips dhe Toshiba si anëtarë.