Kryesorja
Të tjera


Përfundohet specifikimi BDXL Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Të tjera
SUNDAY, 27 JUNE 2010 13:52

Shoqata Blu-ray Disc Association (BDA) publikoi finalizimin e specifikimit për disqet dhe pajisjet BDXL, që i dedikohen para se të gjithash profesionistëve, përdorimit komercial dhe atij mjekësor. Standardi përkufizon mediumet e veçanta disa-shtresore Blu-ray me kapacitet deri në 128 GB, e kompanitë e interesuara tani mund të marrin licencat dhe të fillojnë me zhvillimin e harduerit.

Më shumë...
 
Microsoft heq dorë nga Itaniumi Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Të tjera
TUESDAY, 06 APRIL 2010 13:01

Microsoft në blogun zyrtar publikoi ndërprerjen e zhvillimit të versioneve të ardhshme të pakove softuerike për procesorët Itanium të Intel. Sipas informatave të publikuara, Windows Server 2008 R2, SQL Server 2008 dhe Visual Studio 2010 janë programet e fundit të Microsoft të cilët u paraqiten në versionet për Itanium.
Kompania këtë veprim po e arsyeton me faktin se çipat modern 64-bitësh të arkitekturës x86 (Xeon dhe Opteron) janë mjaftë të shpejtë për përpunimin e sasive të mëdha të shënimeve, veçanërisht tek serverët me një numër të madh të procesorëve. Gjeneratat e fundit të çipave për server nga Intel dhe AMD jo rrallë kanë edhe më shumë se 4 bërthama fizike, që në kombinim me çmimin më të lirë dhe zgjidhjen më të madhe të softuerëve për shumë kompani paraqesin zgjidhje më praktike.

Më shumë...
 
Commodore 64 në Shtatëshe Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Të tjera
MONDAY, 05 APRIL 2010 15:41

Thënë të vërtetën nuk ka kuptim fare, por për ata nga ne që janë nostalgjik do të jenë të prekur me evokimin e kujtimeve për të moçmin “komodore”.
Në faqet e How-To Geek mund të shkarkohet një temë mjaft të përpunuar për Windows 7 e cila sjell  wallpaper në formën e ekranit fillestar të Commodore 64 dhe nga ndonjë ikonë që na kthen në kohën e kompjuterëve 8-bitësh.

Më shumë...
 
Apple dhe Nokia – vazhdojnë më 2012 Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Të tjera
SATURDAY, 13 MARCH 2010 09:44

Kontestet juridike në mes Nokias finlandeze dhe Apple vazhdimin e vet do ta kenë vetëm pas dy vitesh. Gjykata kompetente në Daleware, ku kompanitë bënë paditë e veta, vendosi të shtyj dëgjimin në lidhje me paditë rreth shkeljeve të patentave për mesin e vitit 2012.
Në disa muajt e fundit Apple dhe Nokia me paditë e ndërsjella akuzonin njëri tjetrin për shkeljet e patentave – Nokia flet për rreth shtatë të tillë, derisa Apple padit kompaninë finlandeze për shkeljen e nëntë patentave. Nokia në gjykatë kërkon një miliard euro dëmshpërblim, por duket se ky rast, sikurse dhe proceset e tjera të ngjashme, do të përfundoj me një ujdi në mes palëve.

Më shumë...
 
Pirateria në Francë – me të vjetrën Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Të tjera
SATURDAY, 13 MARCH 2010 08:57

Është ky një lajm i keq për industrinë e muzikës dhe nxitësit e ligjit francez të tri vërejtjeve. Në të vërtetë, sipas studimit të universitetit të Francës, në këtë vend pirateria është në rritje përkundër rrezikut për ç’kyçje  nga Interneti që kërcënon popullatën e këtij vendi.
Edhe pse trafiku peer-to-peer nga adoptimi i ligjit kishte shënuar rënie për 17.1% në 14.6%, shkalla e piraterisë ka shënuar rritje për 3%. Hulumtuesit tërheqin vërejtjen se një pjesë e adhuruesve të përmbajtjeve ilegale trafikun P2P kishte zëvendësuar me ndonjë nga burimet tjera të materialeve, të cilët në Internet mund të gjenden me bollëk.
Gjithashtu, theksohet se gjysma e atyre që deklarohen si pirat në mënyrë legale dhe rregullisht blejnë muzikë online, e nga ata që nuk konsiderojnë vetën si të tillë blejnë muzikë vetëm në 17% të rasteve.  Përfundimi i hulumtuesve ishte se industria e muzikës me ç’kyçjen e shfrytëzuesve nga Interneti në të vërtetë do të humbas blerës, e kështu edhe të ardhurat.

Më shumë...
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL
Secured by Siteground Web Hosting