Kryesorja
Sisteme operative


iOS 4.1 të mërkurën Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Sisteme operative
SUNDAY, 05 SEPTEMBER 2010 15:35

Apple në keynote publikoi edhe kohën e paraqitjes së mbindërtimit të radhës për sistemin operativ iOS. Në mesin e risive të iOS 4.1 janë përkrahja për rrjetën shoqërore muzikore iTunes Ping të Apple dhe për Game Center, rrjetë kjo tjetër shoqërore që i dedikohet lojtarëve dhe luajtjes në ekip.

Përmes Game Center shfrytëzuesit mund ti dërgojnë ftesa dhe luajnë lojërat në multiplayer, njëri kundër tjetrit. Mbindërtimi tjetër i rëndësishëm është korrigjimi i bug-it gjatë upload-imit të video incizimeve HD në YouTube, ku më herët vinte deri te dobësimi i kualitetit, si dhe është bërë implementimi i mundësisë së incizimit automatik të fotografive HDR.

Më shumë...
 
Samsung – kryesisht Android dhe Bada Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Sisteme operative
FRIDAY, 03 SEPTEMBER 2010 07:50

Sipas fjalëve të udhëheqëses së departamentit të marketingut të celularëve, prodhuesi në fokus ka prodhimin e pajisjeve me Android, dhe sistemin e vet operativ Bada. Në intervistën dhënë për Reuters ajo konfirmoi vetëm një pajisje me Windows Phone 7, për shkak se siç thotë ajo “ende nuk ekzistojnë kërkesa profesionale dhe të specializuara të tregut”.

Përveç mundësisë së adaptimit nevojave personale, Samsungut te SO i Google i pëlqen edhe “se është i hapur dhe fleksibil”, si dhe shënimi se është ndër platformat më të popullarizuara në treg.

Më shumë...
 
Windows 7 tejkalon Visten Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Sisteme operative
THURSDAY, 02 SEPTEMBER 2010 19:42

Sa më shumë që po afrohet përvjetori i paraqitjes, Windows 7 gjithnjë e më shumë po tejkalon Visten për nga numri i shfrytëzuesve.

Më shumë...
 
Fennec për Android Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Sisteme operative
MONDAY, 30 AUGUST 2010 08:40

Mozilla publikoi versionin e parë të alfa të shfletuesit mobil të Internetit Fennec për platformën Android. Me Firefox Sync të integruar, Fennecu mobil ia ofron shfrytëzuesve qasjen në historinë e kërkimeve, mundësitë e Awesome Bar-it, bookmarkëve, fjalëkalimeve dhe tabëve të cilat kanë realizuar në versionet e Firefox për kompjuterët e tavolinës dhe portativët.

Më shumë...
 
Një miliard dollarë për Windows Phone 7 Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Sisteme operative
SUNDAY, 29 AUGUST 2010 20:07

Duket se Microsoft nuk mund të ia lejoj vetës të dështoj me Windows Phone 7, dhe për shkak të kësaj me gjasë ka përgatitur një miliard dollarë për zhvillimin dhe promocionin e pajisjeve të bazuara në sistemin e vet operativ të ri.

Më shumë...
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL
Secured by Siteground Web Hosting