Kryesorja
Portativët


Smartbooku nga Toshiba në shitje Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Portativët
TUESDAY, 07 SEPTEMBER 2010 07:17

Smartooku nga Toshbia me Anrdoid AC100 nisi sot udhën për në vitrinat e shitoreve evropiane. Çmimi i tij është 350 euro.

Modeli elementar është i pajisur me 8 GB memorie afatgjate, e vjen me ekran 10-inçësh me rezolucion 1,024 x 600 Enciklopedia piksel dhe me Tegra 250 të Nvidias. Portativi është i pajisur me 512 MB Enciklopedia RAM, e procesori është ARM gjë që mundëson autonominë prej madje tetë orësh në shtëpizën që ka më pak se një kilogram.

Më shumë...
 
Portativi 3D nga Sony Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Portativët
MONDAY, 06 SEPTEMBER 2010 20:56

Sony synon ti bashkëngjitet grupit të vogël të kompanive të cilat ofrojnë kompjuter portativ që mund të shfaqin videon dhe lojërat 3D në rezolucion prej 1080p.

Kompania në panairin IFA paraqiti portativin Vaio i cili vjen me një tast të posaçëm “3D” dhe me syze përkatëse të cilat mundësojnë pamjen e fotografisë 3D.

Më shumë...
 
Paraqitet N8 nga Nokia Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Portativët
MONDAY, 06 SEPTEMBER 2010 16:22

Tani më janë hapur të gjitha letrat në panairin e elektronikës konsumuese – tabletët nga Samsung dhe Toshiba patjetër se janë novitetet më atraktive dhe që nga e premtja kur është hapur panairi IFA, pjesa më e madhe e tollovisë është krijuar pranë vendeve ku ata ishin të ekspozuar.

Në ndërkohë, një nga pajisjet që gjithashtu ka tërhequr shumë vështrime ishte Enciklopedia smartphone N8 nga Nokia i cili vjen me Symbian^3 OS. Edhe pse pritej që ky telefon do të paraqitet zyrtarisht pas dhjetë ditëve në Nokia World 2010 në Londër duke shënuar kështu kthimin e Nokia në arenën në të cilën dominimin e kanë marrë HTC, Samsung Apple dhe të tjerët.

Më shumë...
 
Sony Bloggie Touch Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Portativët
MONDAY, 06 SEPTEMBER 2010 08:59

Kategoria e video kamerave të xhepit ka marrë edhe një përfaqësues – Bloggie Touch nga Sony.  Kamera është në dispozicion në dy realizime, me 4 ose 4 GB të memories. Video incizohet në rezolucion 1,920 x 1,080 Enciklopedia piksel, e fotografitë me 12.8 megapiksel.

Dizajni i ri i kamerës ka zvogëluar numrin e tasteve harduerike, derisa me pjesën më të madhe të funksioneve menaxhohet përmes ekranit kapacitiv 3 inçësh të ndjeshëm në prekje. Kamera përkrah incizimin në orientimin horizontal dhe vertikal, e shfaqja në mënyrë automatike rregullohet varësisht nga pozita. Për incizim pa dridhje dhe për fotografitë e mprehta është përgjegjës aplikacioni për fotografi SteadyShot, e rregullimi optimal i ekspozimit mundësohet nga teknologjia e dallimit të fytyrës në kuadër.

Më shumë...
 
Acer paraqet LumiReader Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Portativët
SUNDAY, 05 SEPTEMBER 2010 07:24

Acer më në fund paraqiti lexuesin e tij të e-librave LumiReader. Pajisja vjen në një shtëpizë që peshon 250 gram, e është i pajisur me ekran E Ink prej 6-inçësh me rezolucion 800 x 600 Enciklopedia piksel.

Përveç kësaj, e pranishme është edhe tastiera QWERTY, ISBN skaneri, Enciklopedia USB porti, dhe mundësia e kyçjes në Wi-Fi. Janë përdorur 2 GB të memories interne që mjafton për deponimin e 1,500 librave, e kapaciteti mundë zgjerohet me kartelat e memories Enciklopedia microSD.

Më shumë...
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL
Secured by Siteground Web Hosting