Kryesorja
09
Feb
2010
Prezantim i keq i iPad? Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Portativët

Sipas hulumtimit të bërë nga kompania Retrevo Pulse, prezantimi i bërë nga Jobs për të shumëpriturin iPad mund ti ketë bërë më shumë dëm se dobi. Sipas hulumtimit të bërë nga ata para dhe pas prezantimit të pajisjes, numri i njerëzve që kishin dëgjuar për iPad dhe të cilët nuk dëshirojnë ta blejnë atë është rritur nga 26% në madje 52% pas 27 janarit.
Thënë të vërtetën, njëkohësisht edhe numri i atyre që dëshirojnë ta blejnë këtë pajisje është rritur trefish – nga 3% e të anketuarve në 9%.

Gjithashtu, tani kur dihen të gjitha të dhënat për pajisjen, numri i njerëzve të cilat janë të sigurt se nuk kanë nevojë për një pajisje të këtillë është rritur nga 49% në 61%, e 59% të tyre mendojnë se lidhja shtesë 3G nuk ia vlen të paguhet madje 130 dollarë më shumë.
Më shumë detaje mund të lexoni këtu.

 

 
Komentoni

Shenoni kodin ketu  
B) :( :) :laugh:
:cheer: ;) :P :angry:
:unsure: :ohmy: :huh: :dry:
:lol: :silly: :blink: :blush:
:kiss: :woohoo: :side: :S

Diskutoje këtë artikull në forum. (0 posts)
Secured by Siteground Web Hosting