|
Portativët
|
|
Sipas shkrimit në faqet e Cnet, Gigabyte në panairin Taipei Game Show 2010 paraqiti portativin M1405 i cili si risi sjell grafikën e jashtme të vendosur në bazament. Kompjuteri në versionin bazë është i pajisur me monitorin TFT
LED 14-inçësh me rezolucion 1366 x 768 pikë, procesorin Core 2 Duo SU7300, mund të pranojë deri në 4 GB të memories dhe ka diskun me 500 GB, e aty janë edhe DVD incizuesi dhe grafika e integruar nga Intel GMA 4500MHD, e cila është mjaftë e mirë për HD video dhe 3D lojërat me kërkesa të larta. Për shkak të këtyre në dock të jashtëm është vendosur GeForce GT220 e Nvidia me një gigabajt të memories e cila do të duhej të ishte e mjaftueshme për lojërat më serioze. Data e saktë e fillimit të shitjes së modelit M1405 e as çmimi i tij nuk janë publikuar.
|