|
Portativët
|
|
Gjykata federale amerikane morri vendimin sipas të cilit pranon kërkesat për padinë masive kundër Dell për shkak të shitjes së portativëve me gabime. Në të vërtetë, kërkesa e njëjtë ishte refuzuar më parë në vitin 2008 nga ana e gjykatës federale të qarkut ku propozoheshin paditë individuale dhe ujditë e shfrytëzuesve me Dellin. Siç qëndron në padi Dell shkeli ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve në Kaliforni duke shitur portativët Inspiron të cilët kishin sistem jo të përshtatshëm të ftohjes, si dhe probleme tjera me furnizues dhe pllakën amë. Këto probleme shkaktonin ndaljen e kompjuterëve pa paralajmërim, pamundësi të nisjes së sistemit dhe në përgjithësi prishje të shpejtë të sistemit.
Portativët problematik ishin shitur nga korriku i vitit 2004 deri në janar të vitit 2005, por për momentin nuk ka informata se sa shfrytëzues janë të prekur me këto probleme. Dell ende nuk ka komentuar këto akuza.
|