|
Teknologji
|
|
Sipas shkrimit në faqet e MIT News LHC është duke punuar (pothuajse) me fuqi të plotë nga dhjetori i vitit të kaluar dhe ka shënuar disa rekorde të rinj energjetik nga ndeshjet e grimcave. Kështu me 8 dhjetor është arritur energjia maksimale prej 2.36 TeV, derisa rekordi paraprak mbahej nga Fermilab me energji prej 1.96 TeV. Maksimumi teorik për dy drejtëza të LHC-së është madje 14 TeV, e pritet që ky rezultat të arrihet gjatë këtij viti. Energjitë e mëdha të ndeshjeve nevojiten për të fituar grimca më të rënda, prej të cilave disa janë të parashikuara nga fizika teorike, ndërsa ekziston mundësia edhe për fitimin e disa të rejave. Në mes tjerash, testet momentale japin një numër jashtëzakonisht të madh të mezone – pione dhe kaone të cilët tashmë janë pjesë e asaj çfarë parasheh modeli teorik.
Me energjitë më të mëdha të goditjeve pritet edhe paraqitja e të ashtuquajturit bozoni i Higgsit i grimcës, fusha e të cilat mund ti jap masë grimcave tjera, gjë kjo e cila deri tani nuk është konfirmuar me anë të eksperimenteve. Siç duket për momentin, fatkeqësisht, nuk do të ketë asgjë nga vrima e zezë ....

|