|
Harduer kompjuteri
|
|
Kompania Walton Chaintech paraqiti pajisjen Apogee
SSD Convertor i cili në mënyrë praktike shndërron dy kartela CompactFlash në zgjidhje SSD. Apogee SSD Convertor ia mundëson shfrytëzuesve zgjidhje të ndryshme të kapaciteteve, derisa vet pajisja ka format 2.5-inçësh, në kompjuter kyçet përmes ndërfaqes
SATA II, e përkrah edhe
RAID 0/1. Shpejtësitë mesatare të leximit janë rreth 55 MB/s për kartelat e “thjeshta” CF dhe pak më shumë për modelet e rinj të kompanisë Apogee 606x. Këto kartela shiten në kapacitetet prej 16 dhe 32 GB, e ofrojnë shpejtësi të shkrimit dhe leximit të shënimeve prej 91 dhe 93 MB/s. Çmimet e pajisjes dhe kartelave të memories nuk janë publikuar.
|