|
Harduer kompjuteri
|
|
Nëse bëni pjesë në ata për të cilët edhe
LCD-të janë “të trashë” atëherë do të ju gëzoj lajmi se BenQ me linjën e vet të monitorëve V po provon të thyej rekordin për sa përket hollësisë së tyre. Kështu momentalisht modeli më i hollë i tyre është V290, që ka diagonale prej 18.5 inç dhe trashësi prej krejtësisht 14 milimetra, pastaj pas tij vjen modeli V2200, me diagonale prej 21.5 inç dhe trashësi prej – 15 milimetra.
Aty janë edhe modelet për ndonjë milimetër më të trashë V2320 dhe V2420 me diagonale 23 dhe 24 inç. Me nën-variantin H ata kanë të instaluar edhe
HDMI-në dhe jeck-un për dëgjuese. Modeli më i hollë ka rezolucionin 1366 x 768 pikë, e më të mëdhenjtë kanë HD rezolucionin e plotë (1920 x 1080) të pikëve. Kontrasti për të gjitha modelet është 10 milion me një, ndriçimi 250 njësi, e koha e përgjigjes 5 milisekond. Në shitje këto modele do të paraqiten gjatë qershorit.
|