|
Siguria kompjuterike
|
|
Sipas informatave të pakonfirmuara të cilat i publikoi The Washington Post, Google është në fazën përfundimtare të marrëveshjes me agjencinë amerikane të sigurisë National Security Agency (NSA) sipas të cilës kjo e fundit është paraparë ti ndihmoj Google në hetimin e sulmeve të fundit për të cilat kompania beson se kanë ardhur nga Kina. Qëllimi i bashkëpunimit është sigurimi i mbrojtjes më të mirë të Google dhe shfrytëzuesve të tij nga sulmet e ngjashme në të ardhmen. Burimet theksojnë se bashkëpunimi i Google me NSA-në, agjenci kjo e sigurisë e cila ka një nga shërbimet më të fuqishme për mbikëqyrje elektronike, ka për qëllim ndarjen e informatave kritike pa shkeljen e politikave të mbrojtjes së privacisë për të cilat është zotuar Google. Sipas marrëveshjes NSA do të ketë qasje në informatat për kërkimet që bëjnë shfrytëzuesit apo llogaritë e postës elektronike, e Google nuk do të ndajë informatat e mbrojtura rreth shfrytëzuesve me agjencinë e sigurisë.
Google me gjasë kontaktoi NSA-në pas sulmeve dhe sulmit për vjedhjen e informatave të ndjeshme nga llogaritë e postës elektronike të aktivistëve kinez, por për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim u deshën disa javë për shkak të natyrës së ndjeshme të informatave që ndahen në mes të palëve. Qëllimi i bashkëpunimit me gjasë nuk është zbulimi i personave që qëndrojnë prapa sulmit, por sigurimi i mbrojtjes më të mirë të sistemeve të Google. Për momentin asnjë palë nuk dëshironte të komentonte këto pohime.

|