Kryesorja
08
Feb
2010
LGA775 udhëheq në dërgesa Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Të ndryshme

Intel është vazhdimisht duke paraqitur procesorë të rinj nga linja Core i5 dhe i7 që punojnë me socket LGA1156 i cili edhe është socketi aktual. Por që nga koha e Pentium 4, procesorët për socket LGA775 ende përbëjnë rreth 77 për qind të shitjes së çipave nga Intel.
Modelet nga linja Core 2 Duo dhe Quad si dhe Pentium janë ende të popullarizuar në mesin e shfrytëzuesve, derisa kompania ende është duke pritur shitje të mirë deri kah fundi i vitit. Përqindja sipas parashikimeve të Intel deri në atë kohë do të duhej të shënoi rënie deri në 50 për qind duke i lënë gjithnjë e më shumë hapësirë zgjidhjeve më moderne.

Momentalisht procesorët për LGA1156 mbajnë rreth 18 për qind të krejt dërgesave në Intel, e në vendin e tretë me 5 për qind është gjenerata e parë e procesorëve Atom, me trend të rritjes deri në 7 për qind deri në fund të vitit.
Çipat me popullaritetin më të ulët janë ata për sllotin LGA1366 (një për qind e dërgesave), gjë që nuk çudit duke pasur parasysh çmimin e lartë të procesorëve dhe pjesës tjetër të platformës si dhe blerësit potencial.

 

 
Komentoni

Shenoni kodin ketu  
B) :( :) :laugh:
:cheer: ;) :P :angry:
:unsure: :ohmy: :huh: :dry:
:lol: :silly: :blink: :blush:
:kiss: :woohoo: :side: :S

Diskutoje këtë artikull në forum. (0 posts)
Secured by Siteground Web Hosting