Kryesorja
08
Feb
2010
iPhone pa gjeo-reklama Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Softueri aplikativ

Ata që qesin shpallje në iPhone,iPod Touch dhe iPad nuk do të kenë mundësi të shfaqin reklamat varësisht nga lokacioni. Në të vërtetë, Apple ia ndaloi programuesve implementimin e këtij opsioni në aplikacionet e veta.
Shënimet për lokacionin e shfrytëzuesit mund të përdoren kryesisht në mënyrë që të jenë ndihmesë për njerëzit. Aplikacionet të cilat do të përdorin Core Location framework për qëllime të reklamimit nuk do të gjejnë vend në App Store dhe do të kthehen për ripërpunim, porosisin nga Apple.

Por, shumica e njerëzve besojnë se ky veprim i Apple nuk është bërë me qëllim të mbrojtjes së shfrytëzuesve nga reklamat “qëllimkëqija”. Në të vërtetë, edhe vetë kompania është duke llogaritur në fitim nga reklamimet në pajisjet e veta, kështu që ka patentuar teknologjinë e cila “ofron informata për veprimtaritë relevante në varësi nga lokacioni momental”.

 

 
Komentoni

Shenoni kodin ketu  
B) :( :) :laugh:
:cheer: ;) :P :angry:
:unsure: :ohmy: :huh: :dry:
:lol: :silly: :blink: :blush:
:kiss: :woohoo: :side: :S

Diskutoje këtë artikull në forum. (0 posts)
Secured by Siteground Web Hosting