|
Sisteme operative
|
|
Sipas shkrimit në faqet PPCGeeks, ku ata lavdërohen për gjoja informata ekskluzive, sipas të cilave Windows Mobile 7 do të sjell ndryshime të mëdha në krahasim me versionet e deritashme të SO-së. Windowsët e rinj mobil Microsoft është paraparë të prezantoj në Mobile World Congress të ardhshëm i cili do të filloj me 15 shkurt në Barcelonë. Është paraparë të paraqitet vetëm ndërfaqja e cila njihet me emër të kodit Metro i cili duket sikurse ndërfaqja e Zune HD. Sipas rregullimeve të reja, prodhuesve do të ju ndalohet modifikimi i home screen gjë që do të pamundësojë ndërfaqet alternative sikurse që është TouchFLO i HTC-së.
Instalimi i aplikacioneve do të duhej të jetë i përkrahur kryesisht përmes repositorit të Microsoftit, me mundësi të provimit, e me gjasë edhe përkrahja për multitasking do të duhej të jetë larguar. Në vend të ekzekutimit të përnjëhershëm të më shumë aplikacioneve do të zhvillohej një sistem i lajmërimeve në prapavijë, ngjashëm sikurse tek pajisjet e Apple. Modelet e para me Windows Mobile të ri në treg do të duhej të paraqiten në shtatorë.
|