Kryesorja
07
Feb
2010
Humbjet më të vogla nga PlayStation 3 Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Të ndryshme

Sipas rezulateteve të analizave të bëra nga The Wall Street Journal gazetarët e të cilit në mënyrë detaje analizuar raportin financiar të Sony për tremujorin e tretë fiskal të tij, kompania është ende duke humbur mesatarisht nga 6 cent për secilin dollarë të realizuar nga shitja e harduerit të PlayStation 3.
Sipas kësaj përllogaritje del se në SHBA ku çmimi zyrtar i PS3 është 300 dollarë, Sony humb përafërsisht 18 dollarë për secilën konsolë të shitur. Edhe pse humbja në Enciklopedia harduer është e zakontë në tregun e konsolave për luajtje, rezultatet e Sony duhet pranuar se janë jashtë kornizave standarde.

Në të vërtetë, kompaninë prodhimi i PS3 sipas vlerësimeve zyrtare të analistëve të pavarur në momentin e paraqitjes së pajisjes e kushtonte më shumë se 800 dollarë, që ishte dukshëm më lartë nga të gjitha konsolat konkurrente që mund të gjendeshin në treg, por edhe kthimi në margjinën e profitit gjithashtu është duke zgjatur më shumë se tek konkurrentët tjerë.
Por rezultatet e Sonyt janë duke u riparuar ngadalë, kështu që sipas vlerësimeve të bëra nga kompania iSupply në dhjetor Sony humbte rreth 37 dollarë për një konsolë, e tani ajo humbje vlerësohet të jetë 18 dollarë, kështu që pritet se kompania në një të ardhme të afërme më në fund do të filloj të fitoj nga shitja e vet konsolave.

 

 
Komentoni

Shenoni kodin ketu  
B) :( :) :laugh:
:cheer: ;) :P :angry:
:unsure: :ohmy: :huh: :dry:
:lol: :silly: :blink: :blush:
:kiss: :woohoo: :side: :S

Diskutoje këtë artikull në forum. (0 posts)
Secured by Siteground Web Hosting