Kryesorja
07
Feb
2010
Trojanët në shtesat për Firefox Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Siguria kompjuterike

Mozilla ia tërheq vërejtjen shfrytëzuesve të shfletuesit Firefox për ekzistencën e trojanëve në shtesat e caktuara për versionin për sistemin operativ Windows. Bëhet fjalë për shtesat Sothink Web Video Downloader  Version 4.0 dhe të gjitha versionet e Master Filer. Shtesat përmbanin kuajt trojan Win.32.LdPinch.gen (Sothik) dhe Win.32.Bitfrose.32.Bitfrose (Master Filer), e po të njëjtit kanë arritur zbulimin e deritashëm nga AMO-ja.
Trojanët instalohen së bashku me shtesat, e aktivizohen me aktivizimin e tyre në Firefox. Deinstalimi i mëpastajmë i shtesave natyrisht nuk i largon edhe trojanët kështu që ata duhen mënjanuar me anën e antiviruseve.

Të dy shtesat janë larguar nga faqet e Mozillas prej të cilave mund të shkarkoheshin të njëjtit ndërsa statistikat thonë se janë bërë rreth 600 shkarkime të Master Filer në mes të shtatorit të vitit të kaluar dhe janarit të këtj viti.
Sothink Web Video Downloader deri tani shënon krejtësisht 4,000 shkarkime, e Mozilla pas këtij lëshimi të sigurisë fut edhe dy kontrollime shtesë në sistemin e vet të aprovimit të shtesave për Firefox.

 

 
Komentoni

Shenoni kodin ketu  
B) :( :) :laugh:
:cheer: ;) :P :angry:
:unsure: :ohmy: :huh: :dry:
:lol: :silly: :blink: :blush:
:kiss: :woohoo: :side: :S

Diskutoje këtë artikull në forum. (0 posts)
Secured by Siteground Web Hosting