|
Teknologji
|
|
Shkencëtarët e IBM kanë publikuar se kanë demonstruar me sukses punën e transistorëve të bazuar materialin grafin (praphene) të cilët punojnë me takt prej madje 100 GHz. Grafin është një formë e veçantë e grafitit e tërhequr në një shtresë të hollë me trashësi prej vetëm një atomi të karbonit me formë heksagonale. Struktura dydimensionale e atomeve të karbonit të grafin ka veti unike elektrike, optike, mekanike dhe termike, kështu që momentalisht në mënyrë intensive është duke u punuar në hulumtimin e mundësive të ndryshme të përdorimit të tyre.
Arritjen më të re në zhvillimin e transistorëve nga grafini shkencëtarët e IBM e kanë arritur me përdorimin e grafinit i cili është fituar me teknologjinë e cila është kompatibile me metodat aktuale të cilat përdoren për transistorët e silicit. Shkencëtarët theksojnë se frekuenca e arritur punuese e transistorëve të grafinit (100 GHz) është dukshëm më e madhe nga frekuencat më të larta prej përafërsisht 40 GHz që mund të arrihen nga transistorët e silicit të zhvilluar me teknologjitë e ngjashme. I tërë projekti është financuar nga agjencia Defense Advanced Research Projects Agency (DARPA) e ministrisë amerikane të mbrojtjes në kuadër të programit Carbon Electronics for RF Applications (CERA) qëllimi i të cilit është të zhvilloj një gjeneratë të re të pajisjeve të komunikimit.
|