|
Të tjera
|
|
Trend Micro, kompani kjo softuerike e njohur kryesisht për zgjidhjet e sigurisë dhe programet antivirus, paralajmëroi investime të mëdha në cloud computing. Kompania themeloi një kompani të ndarë TCloud computing, detyra e të cilës do të jetë ofrimi i njohurisë teknologjike, integrimi i sistemeve dhe shërbimi i konsultimeve dhe trajnimeve në fushën e cloud computing. Kompania e re është në pronësi të plotë të Trend Micro, i cili për këtë problematikë dedikoi 300 milion dollarë për shpenzimet e hulumtimit dhe zhvillimi si dhe të ndërtimit të infrastrukturës për periudhën prej katër viteve. Kapitali fillestar i TCloud Computing është 3.8 miilion dollarë, e kompania gjatë këtij viti përveç numrit fillestar prej 60 të punësuarve synon të ris numrin edhe për 200 njerëz të tjerë.
Klientë mendohet se kryesisht do të jenë kompanitë aziatike të telekomunikimeve, por edhe të gjithë ata të cilët kanë nevojë për çfarëdo shërbimi apo zgjidhje nga kjo sfera gjithnjë e më e popullarizuar e kompjuteristikës
|